Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth shtatzanise
Pershendetje, jam ne javen e 6 thuajse po hy ne javen e 7 te shtatanise .. kam dy dite qe po ndej nje dhimbje ne vagine nuk eshte dhimbje e pa duruar por qe une e ndjej, une kam pasur nje abort para 9 muajve , dhe tani ne kete shtatzani shumicen e kohes po rri si me frike , mandej desha te di nga ju , a eshte normale qe une kam vetem keto simtoma , mundim dhe jo vjellje , koh pas kohe dhimbje ne fund te barkut , kam gjoksin e fryre dhe te ndjeshem edhe pse ka dite qe me zbutet ka dite qe rri me i fryre ... kam oreks dhe po ha mire ! me ka shqetesuar fakti qe kam dhimbjen ne vagine mos eshte ndonje infeksion ose ? dhe a eshte normale qe mos te kem te vjella si shumica e nenave qe kane ? ndoshta dhe po kapem ne shum detale te pa nevojshme por e kam nga frika qe deshtova nje here mos te me ndodh perseri ... paraprakisht ju faleminderit shume :)
Era A A (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Tina,

Dhimbja vaginale mund të jetë pasojë e infeksionit. Dhimbjet që përshkruan, kanë shkaqe të ndryshme. Midis tyre, mund të përmënden infeksionet e ndryshme urogjenitale. Drejtohu tek mjeku gjinekolog për kryer ekzaminimet e domosdoshme dhe të marësh trajtimin e nevojshëm.

Gjithë të mirat.

/komuniteti