javë pas jave
Pershendetje Marigona.
Besoj se fjala eshte per miomat ose mishin e eger sic i thone shpeshhere ne popull.
Miomat janë tumore të cilat rriten nga muskuli i mitrës. Miomat mund të rriten dhe të shtypin fshikëzën e urinës, zorrët e holla ose zorrën e trashë. Miomat mund të rriten brenda murit të mitrës ose mund të rriten kah kaviteti (brendia) i mitrës.
Gati gjithmonë janë tumore beninje, pa marrë parasysh se sa të mëdha janë. Kanë madhësi të ndryshme duke filluar nga madhësia e pjeshkës e deri sa një top futbolli. Mos keni merak, nëse keni mioma kjo nuk e rrit rrezikun që kancer. ëse mioma është shumë e madhe ose nëse rritet jashtë mitrës, ajo mund ta zhvendosë mitrën anash dhe mund ta çrregullojë formën e mitrës. Mioma mund të bëjë shtypje në fshikëzën e urinës dhe në zorrën e hollë. Në raste të rralla, një miomë e madhe mund ta pamundësojë lindjen e bebes me rrugë natyrale. Në këto raste lindja duhet të kryhet me operacion (prerje cezariane).
Nuk dihet shkaku se përse formohen miomat, por është parë se në rritjen e tyre ndikon niveli i estrogjenit. Nëse niveli i estrogjenit është i lartë, (për shembull gjatë shtatzënisë ose kur merren kontraceptivë) miomat rriten më shumë. Rreth 20% e grave kanë mioma, por zakonisht nuk hasen te gratë nën 30 vjeç. Shumë rrallë shihen te vajzat e reja përpara menstruacionit të parë të tyre.
Ka të dhëna se miomat shkaktojnë subfertilitet (mundësia e zvogëluar për të mbetur shtatzënë). Miomat bartin rrezik të shtuar për abort në tremujorin e parë dhe të dytë dhe rrezik të rritur për lindje të parakohshme. Nëse gruaja ka miomë, suksesi i mjekimit të sterilitetit është i ulët. Nuk është e qartë se në ç’mënyrë mioma e shkakton subfertilitetin, sepse disa gra edhe pse kanë mioma të mëdha mbeten shtatzënë dhe kanë shtatzëni pa probleme. Sipas një teorie miomat e çrregullojnë formën e mitrës dhe kështu e vështirësojnë që gruaja të mbetet shtatzënë, kurse sipas një teorie tjetër mioma e çrregullon qarkullimin e gjakut në mitër dhe kështu bën që mitra ta ketë të vështirë që të mbajë shtatzëninë.
Miomat si shkak i vetëm i sterilitetit hasen në më pak se 3% të grave. Nëse kjo ndodhë edhe me ju, atëherë duhet të mjekoheni. Steriliteti duhet të mjekohet sa më herët që është e mundur, sepse aftësia për të mbetur shtatzënë zvogëlohet me moshën.


I nderuar doktor, isha ne kontrolle tek gjinekologu me tha se mitren e kam te leshuar pak poshte dhe mbi te kam mish te gjalle, qe duhet bere operacion. A mund te ma spjegoni pak se cfare eshte mishi i gjalle ne miter dhe cfare rreziku mund te sjell? A mund te mbes shtatzene edhe pa e hequr mishin e gjalle? Faliminderit per ndihmen tuaj.