Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth dhimbjeve të lindjes

E nderuar, respekt per punen tuaj te palodhur. Kam nje shqetesim rreth lindjes, jam ne muajin e 9, ka 1 jave qe kam hyre, dhimbje nuk kam ende. Term e kam ne fund te muajit sipas mjekut, deri tani mire ka kaluar shtatzenia, por desha te pyes sepse jam nene e re dhe nuk po di si te veproj nese kam dhimbje te vogla a duhet te nisem per lindje apo duhet te pres qe te me kapin dhimbjet me te medha, ju lutem ma ktheni pergjigjen, ju pershendes.

Alma (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Alma

Shenjat që tregojnë se lindja po afron janë; shkëputja e tapës mukoide, plasja e ujrave dhe kontraksionet.

Shkëputja e tapës mukoide mund të ndodhë si shenjë e parë e fillimit të proçesit të lindjes, ose mund të vijë pas shenjave të tjera. Plasja e ujrave, ndodh nga çarja e membranave dhe bën të rrjedhin ujrat ku fetusi ka jetuar prej 9 muaj në organizmin e nënës. Rrjedhja mund të jetë e vrullshme ose në sasi të vogël. Duhet patur parasysh që në këtë moment është mirë që çdo grua shtatzënë të drejtohet pranë shtëpive të lindjes. Kontraksionet mund të quhen si shenja e tretë e fillimit të lindjes. Ato paraqiten si sforcime të dhimbshme çdo 20-30 minuta dhe janë shenja që tregon se fëmija ka nisur rrugën e daljes. Fillimisht kontraksionet fillojnë të lehta dhe të çrregullta, me kohëzgjatje prej disa sekondash. Më vonë bëhen më të shpeshta dhe me ritmike. Kur hapja e qafës së mitrës shkon në 2-3 cm, kontraksionet përshpejtohen më shumë duke arritur maksimumin e tyre në fund të dilatacionit çdo 2 minuta me kohëzgjatje rreth 50 sek.

E rëndësishme për çdo grua shtatzënë është, që në momentin që vëren edhe vetëm një nga shenjat e mësipërme duhet t’i drejtohet mjekut që ndjek shtatzëninë ose shtëpisë së lindjes.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti