Tensioni i ulët në shtatzëni
Evis
(15 vite më parë)
Përshëndetje Evis.
Nuk është normale, që 8-të muaj të shtatzënisë të kalohen me marrje mendje dhe ndjenjë të fikti. Edhe vetë e ke konstatuar që, ulja e tensionit është shkaku i kësaj gjendje. Për të përmirësuar gjendjen, të rekomandoj që të shtosh sasinë e konsumit të ujit në ditë, sepse duke rritur volumin qarkullues të gjakut.
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje doktoreshe, qe nga fillimi i shtatzenise e deri tani qe jam ne muajin e tete, e kam patur tensionin e ulet, cdo dite perjetoj marrje mendsh, ndjesi te fikti etj. Ka raste qe me shkon 8 me 4, ne rastin me te mire e kam 9 me 6. Doja te dija a ndikon tek bebi? Faleminderit.