javë pas jave
Përshëndetje Ditila,
Për shkak të ndryshimeve hormonale që ndodhin në organizmin e gruas shtatzënë, nga fillimi i saj mund të vuaj nga kapsllëku. Po për shkak të hormoneve, venat relaksohen. Venat e zgjeruara për rreth anusit shkaktojnë kruajtje, dhëmbje dhe gjakrrjedhje. Zakonisht pas shtatzënisë, hemorroidet tërhiqen.
Këshillat e para për të parandaluar kapsllëkun dhe trajtimin e hemorroideve, kanë të bëjnë me ushqimin e pasur pasur me fibra, fruta dhe perime. Pirja e lëngjeve parandalon kapsllëkun që përkeqëson hemorroidet. Ushtrimet për të përmirësuar qarkullimin e gjakut për të tonifikuar muskujt por pa qëndruar gjatë në këmbë, janë të rekomanduara. Nëse gruaja shtatzënë është kaps, duhet të eleminoje përdorimin e ushqimeve dhe gatimeve të thata.
Nëse gruaja shtatzënë është me hemorroide, duhet të përpiqet t’i mbajë ato nën kontroll. Pas daljes jashtë, është e rekomanduar larja me ujë të ftohtë pa u fshirë me letër higjenike. Nëse bezdia nga hemoroidet bëhet e paduruar, duhet tentuar për t’i futur brënda. Dhëmbjet lehtësohen shumë me përdorimin e akullit. Dhëmbjet lehtësohen edhe me përdorimin e pomadave specifike, të cilat edhe disifektojnë ambjentin për rreth.
Gjithë të mirat.


Pershe. Dr. Shpredoj te jini mir me shendet, jam pakes e shqetesuar sepse pak me heret sa isha ne toalet pash pakes gjak kur tentova te dali jasht, sepse kohen e fundit kam problem me jashtqitje dmth (kapsllek) dhe pasi u pastrova pash se kishte pakes gjak, tashti sjam sigurt se nga doli gjaku por pasi dola nga toaleti kisha sikur pakes djeksim ne anus. Jam ne javen e 26 te shtatzanis dhe deri me tani skam pas doni problem te till. Qka mund te ket ndodh a thua dhimbje skam askun bebi leviz normal, a mund te jen hemoroidet, sepse kam degjuar mamin qdo her te thot se kur ishte ne mua shtatzene ju kishin lajmeruar per her te par hemoroidet a esht e mundur te jet trasheguese. Tutem me njofto sa me shpejt sepse jam shum e shqetesuar. Qdo te mir.