Candida albicans ne shtatzani
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Lola
Candida albicans është kërpudhë e cila ndodhet normalisht në vaginën e gruas, në koncentrim të ulët. Aty qëndron në formën e sporeve. Në kushte të caktuara të ndryshimit të pehashit vaginal, merr mbi rritje duke u paraqitur në formën e ifeve, duke dhënë sëmundjen e kandidozës. Kandidoza vaginale, është infeksioni zakonshëm në shtatzëni. Nuk është infeksion i rëndësishëm, dhe ka ndikim shumë të vogël tek ecuria e shtatzënisë. Trajtimi me antimykotik bëhet zakonisht pas javës së 12-të të shtatzënisë. Më i preferuar është trajtimi me ovula dhe kremra lokalë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje doktorreshe.. i kam marre rezulltatet e analizave dhe te gjitha me kan dal keq,edhe ne urine turbullt edhe ne gjak me kan dal shume leukocide 9.2 ...perveq kesaj ne strishe vaginale dhe cervikale ne baktere patogjene me ab rezulltati : ne terene kultivuese eshte izoluar candida albicans ,qeliza epiteliale te deskvamuara ,leukocide PMN > 10 pseudohife te candida spp ,, mase bacile G te ngjajshme me lactobacillus ...mjeku me ka pershkruar keto medikamente : canesten3vaginalete dhe Cefalexin 500 mg 2/2 10 dite ....me thuaj te lutem jam ne javen e 33 ,a jan brengosese te gjitha keto dhe cilat munden te jene pasojat ...faliminderit shume per keshillat e juaja