Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kontraktimet Braxton Hicks

Pershendetje doktor! Jam ne javen 36+2 te shtatzenise. Kam lexuar ne internet per kontraktimet Braxton Hicks qe fillojne ne kete periudhe. Ju lutem a mund te ma shpjegoni pak me mire? Ju falenderoj dhe ju pershendes, Ana.

Ana (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Ana,

Kontraksionet Braxton Hicks jane tkurrje te mitres te cilat fillojne ne fillim te shtatzenise, ndonese ti ato ne fillim nuk i ndjen. Ti nuk do të mund t’i ndjesh deri diku kah mesi i shtatzënisë. Ka raste kur gratë nuk i ndjejnë fare këto kontraksione. Kanë marrë emrin nga mjeku anglez Xhon Brekston Hiks i cili i përshkroi për herë të parë në vitin 1872.

Me përparimin e shtatzënisë, këto tkurrje bëhen më të shpeshta, por janë të rralla, jot ë rregullta dhe nuk shkaktojnë dhimbje.

Disa javë para terminit të lindjes, tkurrjet bëhet më të fortma dhe më të shpeshta. Për dallim nga kontraksionet e Braxton Hicks të cilat ishin të padhimbshme dhe sporadike, kontraksionet të cilat shfaqen afër terminit të lindjes bëjnë që qafa e mitrës të zbutet e të rrafshohet.

Dallimi midis kontraksioneve të Braxton Hicks dhe kontraksioneve të vërteta të lindjes është se këto kontraksione nuk bëhen gjithnjë e më të forta, nuk zgjasin më shumë dhe pauza midis kontraksioneve nuk shkurtohet.

Si shenjë se lindja ka filluar është kur kontraksionet paraqiten çdo 5 minuta, zgjasin rreth 60 sekonda dhe bëhen gjithnjë e më të forta. Gradualisht kontraksionet do të zgjasin më tepër, do të jenë më të forta dhe më të shpeshta.

Uroj te kesh lindje te lehte dhe bebe te shendetshme!

Ana (15 vite më parë)
Ju falenderoj dhe uroj te jeni mire!

/komuniteti