Vitaminat ne shtatzeni
Vesa Vesa
(13 vite më parë)
Përshëndetje Vesa
Multivitaminat që kanë në përbërjen e tyre edhe acid folik, mirë është që të përdoren deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë. Në tremujorin e dytë dhe të tretë, rekomandohen ato multivitamina që në përbërjen e tyre kanë më shumë kripra minerare e sidomos hekur i cili mirë është konsumohet deri në ditën e 40 pas lindjes.
Për çdo preparat që përdor, të rekomandoj të lexosh fletën shoqëruese të tij. Në rastin konkret, multivitaminat Gravid përdoren deri në fund të tremujorit të parë të shtatzënisë. Për më tej konsultohu me mjekun tënd gjinekolog i cili të përcjellë shtatzëninë.
Gjithë të mirat.
Une jame shtatzene i kam 13 jave e jame duke pire gravid e tash me qfar vitamina te vazhdoj?