A duhet të ndryshoj dhe mbajtësen e gjoksit?
Ledia
(15 vite më parë)
Përshëndetje Ledia.
Nuk kam ndigjuar, që “telat” e recipetave/sytjenve të shkaktojnë probleme negative për bebin. Nëse ndihesh komode në përdorimin e këtyre lloj recipetave, mendoj se mund t’i përdorësh pa problem edhe kur shtatzënia të shkojë në moshë më të madhe.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Miredita Doktoreshe! Ne emer te te gjithe lexuesve ju falenderoj shume per sqarimet qe na jepni! Nuk e keni idene se sa na vini ne ndihme ne kete periudhe jo shume te lehte per nenat e ardhshme sidomos per ato qe e kane per here te pare. E tille jam dhe une, afersisht ne javen e 17 te shtatzenise. Kur ndjej dicka se nuk shkon mire apo kam nevoje te pyes, nuk kam me merak sepse e di qe mund t'ju shkruajme dhe marrim nje mendim shume te vlefshem nga ju. Jam pak e shendetshme ne pjesen e gjoksit dhe kam vene re qe edhe sytjenat kane filluar te me shqetesojne ne pjesen e fundme pasi gjithmone i kam mbaj me tel ne pjesen e fundme. A e demton bebin ky tel i sytjenit? Apo ai ndodhet shume me poshte dhe nuk ka lidhje me kete pjese. Kam filluar te mendoj se nuk duhet t'i mbaj me te tilla (megjithese vet ndjehem rehat dhe deri tani nuk shikoj ndonje ndryshim te numrit), sidomos ne javet e ardhshme kur barku do me rritet edhe me shume. Edhe njehere faleminderit shume per perkushtimin tuaj ndaj nesh, Ledia.