Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kapslleku ne shtatzani

Mirembrena dr.Moza, jam ne javen e 23+ dhe po kam probleme me kapsllek nuk e di cfare te beje, po ha peme por shume pak po me ndikojne... a mund te me tregosh cfare te perdori, ne kontrollen e fundit qe isha dr. ime me tha qe ke filluar te hapesh nje maje gishti a thua eshte per shkak kapsllekut jam duke perdorur gynipal dhe lekoptin mos ndodh edhe nga kjo terapi zihem kaps jam shume keq!

Lea Ida (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lea,

Gjatë shtatzënisë, ndodhin ndryshime të rëndësishme në trup. Rritja çdo ditë e fetusit, komprimon fshikëzën e urinës si dhe zorrën e trashë. Komprimimi si dhe ndryshimet hormonale që ndodhin gjatë shtatzënisë, rritin numrin e urinimeve si dhe vështërsojnë të dalurin jashtë duke sjelluar atë që quhet kapsllëk.

Përmirësimi i dietës ushqimore, mbetet rekomandimi më i vlefshëm për të përmirësuar situatën e kapsllëkut. Përdorimi i ushqime me fibra, fruta dhe perime nën rekomandimet e specialistit si dhe gjimnastika e lehtë edhe kjo nën rekomandimin e specialistit, jep rezultate të rëndësishme në përmirësimin e situatës. Për të dominuar kapsllëkun, nuk rekomandohen të përdoren medikamentet farmaceutike.

Gjithë të mirat.

/komuniteti