Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjinjtë gjatë gjidhënies

Pershendetje doktor i nderuar!


Une jam 25 vjec dhe jam bere nene per here te pare gati qe dy muaj. Bebin tim e ushqej me gji, me inetereson te di pse ne njerin gji kur mbushet forcohet, me derdhet dhe dihet se ka bebi im per te pire aty, ndersa tjetri qendron i bute dhe qet shume me pak, a mund te beje disi qe bebi im te pije qumesht njejte nga te dy gjinjte dhe ku qendron problemi?


Ju pershendes dhe ju uroj per punen tuaj !

Elona (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Elona,

Te uroj per lindjen e bebes. Eshte nje pervoje e veçante jetesore kur lind femijen e pare. Te pergezoj qe je duke e ushqyer beben me gji.

Elona, kur e ushqen beben me gji prodhohet nje hormon i cili e pergatit gjirin per te prodhuar qumesht per gjidhenien e ardhshme. Domethene, ti kur e ushqen beben aktualisht, ne fakt e stimulon gjirin qe te prodhoje serish qumesht per heren e ardhshme. Normalisht, te dy gjinjte jane njelloj funksional, prandaj s'ka se si te prodhoje qumesht njeri gji, kurse tjetri jo. Arsyeja se perse njeri gji forcohet eshte pikerisht te fakti se ti duke menduar se ne ate gji ka me teper qumesht, ia ofron bebes me shpesh. Ushqeje beben me te dy gjinjte dhe patjeter qe edhe gjiri (sipas teje "dembel") do te prodhoje qumesht njelloj sikur tjetri.

 

/komuniteti