Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetësim rreth shtatzënisë

Pershendetje doktor!


Une jam ne javen e 38 te shtatzenise dhe kam vene re qe gjate dites me fryhen kembet poshte, une i kam bere dhe analizat e urines dhe me ka dale albumina negativ, neser kam vendos ta bej perseri si analize per ta kontrolluar.


Para nje jave mora nje mjekim pasi ne analizen e kultures se sekrecioneve dhe me doli bakteria streptococcus sp, dhe doktori me dha mjekim Augmentin 625 mg 2 kokrra ne dite, e shoqeruar me vitamine B1, dy kokrra ne vakt per dy vakte.


Kerkoj te di nga ana juaj cfare problemi mund te kem me pas pas rezultimit te ketij rezultati te analizes pasi jam ne merak te madh edhe pse kam bere mjekimin. Pastaj nje problem tjeter qe kam une eshte se kam therrje poshte nganjehere qe zgjat pune sekondash, cfare duhet te kuptoj me kete?


Ju faleminderit ! Pres pergjigjet tuaja se jam ne merak te madh, pasi po me afron dhe dita e lindjes.

Dori (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Dori,

Eshte fundi i shtatzenise dhe eshte normale qe je me e shqetesuar. Mos u merakos per enjtjen (fryerjen) e kembeve poshte. Gjate shtatzenise ne trupin tend jane grumbulluar sasi te medha te lengjeve. Vellimi i gjakut tek ti eshte 50% me i madh se perpara shtatzenise. Kur ti gjate dites je ne pune, ne shkolle, pra qendron me teper ne kembe, per shkak te gravitacionit lengjet grumbullohen ne pjesen e poshtme te kembeve. Per kete arsye, ti ndoshta me me qejf rri me papuqe sesa me kepuce ose sandale. Ke bere shume mire qe ke bere analizen e urines. Fakti qe aty nuk jane gjetur albumina, flet se gjithcka eshte ne rregull prandaj nuk ke pse merakosesh!

Shume mire qe ke bere analizen e sekrecioneve dhe tash je duke marre mjekim. Je duke u mjekuar, prandaj nuk ke arsye qe te jesh e brengosur per kete gje.

Keto therrjet te cilat zgjasin pak sekonda jane kontraksione pergatitore te mitres per lindjen e cila po afrohet. Keto dhimbje do te vijne duke u shpeshtuar, pra intervali midis dhimbjeve do te shkurtohet dhe dhimbja do te zgjase me teper. Rreth shtate dite perpara lindjes do te veresh se barku do te te zbrese poshte. Eshte e pamundur te mos e veresh, sepse pernjehere ti ndjehesh me e lehtesuar, merr fryme me lirshem se me pare, pas ushqimit nuk e ndjen veten keq (stomaku ka me teper hapesire te zgjerohet, sepse mitra ka zbritur me poshte), ti mund t'i mberthesh kopsat e ndonje kemishe te cilat me pare as qe mund t'i afroje etj. Kjo ne anglisht quhet "lightening" (nuk kam gjetur term shqip!) dhe eshte nje orientim i perafert per diten se kur do te ndodh lindja.

Dori, nese nuk e ke pergatitur deri me tash, kompletoje nje çante me gjerat e nevojshme per lindje (letrat e ekzaminimeve dhe të analizave të cilat i keni bërë në vizitat antenatale, shllafurk dhe papuqe, dy ose tre jeleka, një paketim me binde superabsorbuese, pesë ose gjashtë palë brekë jo të reja, neseserin me brushën e dhëmbëve, pastën e dhëmbëve, krehërin etj, dy peshqira, letra freskuese, telefonin, ndonjë libër, revistë, MP3 player ose iPod me muzikën tuaj të preferuar në mënyrë që ta kalosh kohën dhe të relaksohesh, dy bluza të gjera me mëngë të shkurtëra, një deodorans, teshat dhe pelenat për beben, termometër për beben).

Mos ki merak dhe uroj te kesh lindje te lehte dhe bebe te shendetshme. Na shkruaj per pervojen tende gjate lindjes.

/komuniteti