Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembje të ijeve të këmbës

I nderuar doktor Memli!!!


Jam shtatzene 35 javeshe, po kam problem me kemben e djathte, shume po me dhemb si mjedisi sikur tuj ta nxjerrsh kemben prej vendi nuk di si te them nje dhembje shume e keqe dicka shume, pse kjo dhembje keshtu po ashtu po kom shtrengim, nganjehere ne bark po ashtu po kam, eshte shume menstruacione te bardha me arome te keqe e kom ba analizen e urines mire me ka dale, shpresoj te me kesh kuptuar.


Faleminderit shume per pune te pa lodhshme qe po e ben, Besa.

Besa (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Besa,

Jeni ne javet e fundit te shtatzenise dhe beba eshte ne periudhen e rritjes se vrullshme. Vellimi i mitres eshte rritur shume (beba, lengu amnial, placenta) dhe kjo ben shtypje ne indet perreth. Per kete arsye keni dhimbje te kembes. Per me teper normalisht mitra eshte e vendosur diç me djathtas dhe kjo mund te jete arsye shtese se perse keni dhimbje ne kemben e djathte.

Dhimbja e barkut eshte problem tjeter. Sekreti i bardhe dhe me ere te rende jane shenje e infeksionit te rrugeve gjenitale dhe nuk pritet qe te zbulohet me analizen e urines.

Besa, ju rekomandoj qe te konsultoheni me gjinekologun tuaj. Eshte koha kur duhet te beni strisho vaginale per te zbuluar streptokokun e grupit B (nese eshte i pranishem). Me kete strisho mund te zbulohen edhe mikrobet tjera te cilat gjenden ne rruget gjenitale. Me sa kuptova nga emaili yt, ti ke nevoje per mjekim, sepse duhet te kesh infeksion.

Nese ke pyetje shtese mos hezito dhe me kontakto.

Uroj te lindesh nje bebe te shendetshme!

Besa (15 vite më parë)
Faleminderit shume Dr. Memli per pergjigjjen tuaj. Desha te tregoj edhe dicka, une jetoj ne Suedi, kam bere te gjitha analizat ketu per sekretin e bardeh mirepo doktoresha ketu me ka thane qe nuk ke asgje pervec qe duhet me ju largu embelsirave duhesh te pish ose te hash tharbet si p.sh uje me limon, per ate te behet sekreti i bardhe (ose ketu po i thojshin kepurdha lloj kepurdha ky lloj sekreti qe kam une), keto jane fjalet e doktoreshes ku une kontrollohem. Shpresoj te me kesh kuptuar. Me respekte, Besa.

/komuniteti