Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Leukocitet e rritura ne shtatzani

Pershendetje doktor,deshta te ju bej nje pyetje rreth analizave te gjakut qe i bera para 2 dite, e ceka per leukocite mirepo dua te me informomi me gjersisht rreth gjitha vlerave,Psh leukocitet me dolen 14, ne urin pamja shkruante trubullt,proteina +-.Te sendimentacioni shkruante mjaftueshem bakterie.Cek qe jame ne javen e 18 te shtatzanis, doktori im i shikoi rezultatet dhe dyshoi per ndonje infekcion ose bakterie, me dha te perdor uvin qaj dhe antibiotik per 5 dit.Qfar mudn te me thoni ju?

Albulenë Salihu-beqiri (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Albulenë

Rritja e leukociteve, tregon se organizmi ka infeksion. Ka disa lloj infeksionesh të cilat nuk shfaqen me shenja. Por vetëm kryerja e disa analizave, do të tregojë praninë e tyre. Të tilla mund të jenë infeksionet uro-gjenitale asimptomatike, orale apo diku tjetër.

Të rekomandoj të ndjekësh këshillat e mjekut tënd gjinekolog. Infeksioni gjithsesi duhet trajtuar.

Gjithë të mirat.

/komuniteti