Kam vezore policistike
Aurora Berisha
(13 vite më parë)
Përshëndetje Aurora,
Terapia me të cilën je trajtuar kryesisht është kjo. Kur trajtimi i vezoreve polikistike është korrekt, shtatzënia mund të ndodhë. Trajtimi mund të zgjasë deri në 6-të muaj, prandaj kërkohet durim. Nëse nuk ndodh, atëherë ndryshohet strategjia e trajtimit dhe e mendimit për shtatzëninë.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Doktorr, kerkoj falje qe po iu bezdis me pyetjet e mia, ju lutem nese keni mundesi te me ktheni nje pergjigje. Une jam 27 vjeç, kam vezore policistike, ciklin e kam shume te crregullt. Fillimisht mjeku me dha ti perdori hapat primolut nor 2x1 per 10 dite, cijkli mu rregullua dhe zgjati fiks 28 dite. Pastaj mi dha ti perdori hapat Klomifen 50 mg 2x1 nga dita e 5 e ciklit, 5 dite ti perdori. Pas kesaj mjeku me tha qe ne diten e 14 te shkoj dhe te bej nje ultraza, ne menyre qe te shihet se sa eshte rritur folikuli. Ju lutem nese keni mundesi nga pervoja e juaj dhe njohurite tuaja gjinekologjike, nese jam duke u trajtuar ne menyren e duhur. Faleminderit.