javë pas jave
Pershendetje Meli,
Ju mund ta kuptoni me siguri te qindperqindte nese jeni apo jo shtatzene permes analizes se gjakut ku matet hormoni i ashtuquajtur gonadotropina korionike humane (ose beta-hCG). Beta-hCG rritet ne momentin kur embrioni ngjitet per miter e kjo ndodh 6 dite pas fekondimit. Domethene ju mund ta merrni vesh se a jeni shtatzene edhe perpara se t'ju vonohen menstruacionet. Une nuk ju rekomandoj qe te beni kete analize, por ju thashe qe ta keni si informacion. Keshilla ime eshte qe te prisni deri ne mes te ketij muaji kur pritet t'ju vijne menstruacionet dhe nese nuk ndodh nje gje e tille (pra nese ju vonohen menstruacionet) kjo eshte shenje se mund te kete ndodhur shtatzenia.
Testi i shpejte i shtatzenise permes urines (ose gravid-test) jep njefare orientimi, por shpeshhere jep rezultate fallco. Ky test eshte shume me e besueshem kur del pozitiv (me dy vija) - pra nese del pozitiv ka shume mundesi te jeni shtatzene. E kunderta vlen per rastin kur del negativ - ne nje perqindje te madhe te rasteve kur nje grua eshte shtatzene, ky test mund te del negativ (pra me nje vije).
Uroj qe pyetje juaj e ardhshme te jete lidhur me fillimin e nje shtatzenie!


Mirembrema Dr Morina.
Heren e fundit ciklin mujor e kam pasur me 14 gusht, diten e ovullimit e pata me 29 gusht, sepse e bera testin per ovullim e me dul ne kete date. Por para 4 ditesh e kam bere testin e shtatzenise me ka dale negativ. Tash nuk jam e sigurte a jam shtatzene apo jo kur mundem te di saktesisht se a jam shtatzene pas sa kohe pasi te kryesh marredhenie me burrin?
Ju flm per mirekuptim.