Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund te perballoj nje lindje natyrale?

Pershendetje, Sapo kam hyre ne javen e 39 te shtatezanise dhe pas nje vizite qe bera tek gjinekologu me tha qe je hapur 1 cm. Doja te dija nese eshte mire kaq e hapur dhe do te kem probleme per te pasur nje lindje natyrale pasi une jam trup i shkurter, rreth 1 e 54 cm. Gjithashtu me bene nje matje perimetri dhe rezultova 22 cm. Sa kohe mund te me duhet deri sa te me vijne dhimbjet? Faleminderit per pergjigjen.

Loreta Stopani (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Loreta

Faza e lindjes fillon kur hapja e qafës të mitrës ka arritur 10 cm, ose ajo që quhet hapje e plotë.

Nëse nga vlerësimi i situatës mjeku gjinekolog që të ndjek shtatzëninë, vlerëson që përmasat e bebit korespondojnë me përmasat e bacinit, atëherë ai mund të sugjerojë lindjen normale.

Për më shumë informacion mbi procesin e lindjes, të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/lindja/pregatitja-per-lindje#1162

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti