Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Diarrea në shtatzëni

Pershendetje!


Une jam ne javen e 34 te shtatzenise, por po me ben merak diarrea qe kam prej nje jave... nuk e di se nga se shkaktohet kjo, une marre ilace hekur dhe magnezium, pasi doktori me ka thene qe jam pak e hapur. Nuk e di nese ma kan shkaktur ilacet apo cfare eshte?! Kam siklet se po te me vijne dhimbjet e lindjes dhe me kete problem qe kam, me duket shum e sikletshme.... me ushqimet jam shume e kujdesshme ..... analizat e urines dhe te gjakut me kane dale te gjitha shume mire, duke perjashtuar pak mungesen e hekurit qe ne muajin e 5... Ju lutem doktoreshe, si mund ta eleminoj kete problem?


Gjithe te mirat.

Lola (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lola

Mbi atë që tregon, më e mundshme është që diarreja të vijë si rezultat i marrjes së dozave të mëdha të hekurit, i cili në traktin tretës shkakton shqetësime si dhëmbje epigastrike (dhëmbje stomaku), nauze (të përzjerra), të vjella dhe diarre. Konsultohu me mjekun, që të ulësh dozës e për mos korrigjim të gjendjes, duhet edhe të provosh heqjen dorë nga marrja e hekurit.

Nëse gjendja e diarresë nuk dominohet me mosmarrjen e hekurit, duhet menduar se ajo mund të jetë pasojë e një voroze apo e ndonjë ushqimi, edhe pse pretendon se konsumon ushqime të kontrolluara. Diarreja mundet të shkaktohet edhe nga prania e mykut, në aparatin tretës.

Koprokultura, është ekzaminim i cili mund të zbulojë disa nga shkaktarët e diarresë.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti