Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Humbja e dëshirës seksuale pas lindjes

Doktoreshe, qe 2 vite mbas lindjes se djalit nuk kam fare deshire per seks, nuk e di ku qendron problemi, me heret shume kemi pas marredhenie te rregullta pa kurrfare problemi, kam grindje me burrin pse nuk kam. A ka mundesi te me pershkruani llojet e tabletave qe duhet ti blej ne barnatore per te me rregulluar marredheniet seksuale, vetem mos me thuani ta bej nje vizite te gjinekologu se nuk mundem. Ju flm shume per mirekuptim.

Luljeta (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Luljeta

Më së shumti, mungesa e dëshirës seksuale është problem psikologjik. Mjeku gjinekolog nuk ka çfarë të konkludojë dhe këshillojë me vizitë, prandaj të rekomandoj që të kontaktosh me një specialist psikolog.

Gjithë të mirat.

/komuniteti