Gjëndrra në vaginë
Besa
(15 vite më parë)
Përshëndetje Besa
Mjeku me medikamentet që të ka dhënë, ka dyshuar për infeksion. Mundesia është infeksioni i gjendrave të Bartolinit. Trajtimi me preparatet që të janë rekomanduar, është zgjidhja më efikase për këto lloj infeksionesh. Mos përdorimi në kohëzgjatje, ka sjellë pasojën e përsëritjes së infeksionit. Gjithashtu mospërdorimi në kohëzgjatje i trajtimit, mundëson krijimit e shtameve rezistente kundrejtë këtij mjekimi.
Drejtohu edhe një herë tek mjeku gjinekolog, për të riformuar strategjinë e mjekimit. Të rekomandoj të mos neglizhosh në përdorimin e preparateve mjekore, si në sasi ashtu edhe në kohëzgjatje.
Të uroj shërim të shpejtë.
Znj. Mimoza faleminderit per pergjigjiet qe na jep. Para pak kohesh me doli nje gjenderr ne anen e majte te vagines, bera nje kontrolle dhe me dha keto ilace KLAMOKS dhe METRONIDAZOL dr me tha ti perdore per nje jave por une e nderpreva kuren pas 4 ditesh. Tani me eshte shfaqur perseri. A duhet te shqetesohem? Ti perdore keto ilace apo te bej nje kontrolle?