Analizat e strishos
Nita
(15 vite më parë)
Përshëndetje Nita
Sa më shkruan mbi rezultatet e analizave, kuptoj se je mjekur vetëm për problemin e sekrecioneve vaginale, të cilat siç shkruan nuk i ke më shqetësuese. Analizën për sekrecionet vaginale duhet ta përsëritësh një javë pas përfundimit të trajtimit.
Ndërsa mbi problemet e urinës, mendoj që mund të jesh përpara fillimit të një infeksioni urinar për shkak të pranisë së bakterieve dhe turbullirës proteinike. Për të konfirmuar plotësisht diagnozën, pra për të gjetur shkakun dhe më pas trajtimin, të rekomandoj të bësh urokulturë dhe antibiogramë. Mjeku gjinekolog do të përshkruaj trajtimin medikamentoz.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Dr Mimoza.
E kam nje pyetje. Jam 9 jave shtatzene, dhe nga kontrolla e fundit para 2 javesh kam bere analizat e urines dhe strishon vaginale pasi analizat e urines dolen mjaft turbullte me proteina dhe me bakterie. Ne strisho me doli Candida Spp. Mjekimin e kam filluar me nje kuti (10 copa) vaginalete VITAGYN dhe pardje i kam perfunduar. A eshte mire t'i perseris analizat apo strishon qe te sigurohem se e kam kaluar, pasi nuk po i verej simptomat, menstruacionet e bardha nuk i kam shume te shpeshta... pervec atyre diteve sa i kam perdore vaginaletet.
Faleminderit paraprakisht.
Ju uroj gjithe t'mirat!