Dhimbjet vaginale
Jona
(15 vite më parë)
Përshëndetje Jona
Shenjat dhe ankesat, më bëjnë të mendoj se është e pranishme kandidoza vaginale. Analiza e sekrecioneve vaginale, kultura e tyre, dhe mykograma do të përcaktojnë shkaktarin dhe antimykotikun më të efikas. Pa bërë këto ekzaminime, nuk të rekomandoj të përdorësh ovulat të cilat i ke marrë në farmaci pa rekomandimin e mjekut.
Uji oksigjeni nuk duhet të përdoret si shplarës apo disifektues, pasi ai prish florën vaginale normale duke shtuar mbi rritjen e mykut.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe.
Para disa ditesh kisha dhimbje ne vagine sikur isha prere ose isha e lenduar. Mendova qe mbase isha lenduar gjate marredhenieve me tim shoq dhe nuk u shqetesova shume. Tani kam me pak dhimbje dhe kam pak prurit. Sekrecionet i kam te bardha dhe shume te trasha si kos, por nuk kane arome te keqe. I pastroj me gazra te lagura me uje te oksigjenuar. Kam marre ne farmaci nje lloj ilaci me emrin EVA restore vaginal ovules ne forme suposte por nuk i kam perdore se kam frike. Me thuaj te lutem, cfare kam me kaq sa kam shpjeguar dhe a duhet ti perdore ilacin qe mora? Po uji i oksigjenuar a ka efekte anesore?