Çrregullimi menstrual
Diana
(15 vite më parë)
Përshëndetje Diana
Ekzistojnë tableta me progesteron për nënat që kanë fëmijët në gji, marrja e të cilëve mund të ndihmojë në ardhjen e menstruacioneve pa ndikuar negativisht tek qumështi i gjirit apo tek fëmija që e pi qymështin. Por, marrja e tyre rekomandohet nga mjeku gjinekolog, pasi ai të ketë bërë vlerësimin me ekografi të endometrit (shtresa e brëndëshme që vesh mitrën).
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, jam nje nene 20 vjeçare dhe kam lind qe 11 muaj e gjysme, menstruacionet e para mbas lindjes me kane ardhe ardhe kur i ka pas vajza ime 3 muaj pastaj mbas 3 muajve prape dmth kur i ka pas 6 muaj, me nuk me kane ardhe qe 5 muaj e gjysme! Vajzen e kam ne gji, tash qe 1 muaj e gjysme nuk jemi mbrojtur gjate marredhenieve, por para 3 jave kam qene te gjinekologu me tha se nuk kam asgje, dhe me tha qe e kam vajzen ne gji eshte arsye pse nuk me vijne menstruacionet. Para nje jave kam bere testin e shtatzenise dhe me doli negativ, nganjehere kam dhimbje te shpines dhe te fundit te barkut. A mund ti marre ca tableta qe jane per te ardhe menstruacionet edhe pse e kam vajzen ne gji? Ju faleminderit per pergjigje.