javë pas jave
Përshëndetje Arbnora,
Shkaqet që ndodh një abort janë të shumta si; difektet gjenetike, anomalitë uterine, shkaqe endokrine, infeksione, patologjitë sistemike, faktorët imunologjik dhe shkaqe të tjera të panjohura. Mjeku duhet të tentoj të gjej shkakun prandaj unë nuk mund të të them se çfarë mund të ketë ndikuar në shkakun e abortit. Analizat që rekomandohen mund të jenë; analiza që tregojnë gjëndjen shëndetsore të fëmrës për të përjashtuar patologjitë sistemike që janë një nga shkaqet e aborteve, analiza gjenetike që të përjashtuar shkaqet gjenetike, disa analiza të rëndësishme të hormonëve për të përjashtuar shkaqet endokrine, analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale dhe urinës, HSG për të përjashtuar anomalitë uterinë dhe spermograma.
Të uroj gjithë të mirat.


Pershendetje doktoresh, deshta te bej nje pyetje rreth acid folik 5 mg. Kam qene shtatzane dhe diku ne javen e 6 kam pas abort. 3 jave kam perdor acid golik 5mg me rekomandim te mjekes e cila sme ka tregu se sa duhet te jete sasia apo vlera. Tash tu lexu ne portal po e shoh qe te gjitha e perdorin 400 ug dhe une e kam perdor 5 mg? Kam nderru mjeken dhe kam bere analizat pas abortit dhe rezultoj qe nuk kam pas ndonje infeksion qe mund te kete shkaktuar abortin. Atehere pytje ime a eshte a mund te kete qene acid folik shkaktar i abortit? Ju falemderit dhe ju uroj gjitha te mirat.