Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dita e ovulimit

Pershendetje, menstruacionet e fundit dita e pare e mujoreve ka qene me 19.08.2008. Kur eshte dita e ovulacionit edhe kur me bo nje test shtepiak? Kam perdore Klomifen 2 here nga 1, gjinjte i kam te fryera edhe nganjehere po kam mundim. Ju pershendes shume, pres per pergjigje.

Tringa (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Tringa,

Ovulacioni ndodh diten e 14 te ciklit menstrual (dita e pare e ciklit menstrual eshte dita e pare kur fillon gjakrrjedhja e jo dita e pare ku je pa gjakderdhje!). Mos u preokupo shume me zbulimin sa me te shpejte se a je shtatzene apo jo. Duke e pasur kete preokupim, ti je vazhdimisht me stres dhe kjo nuk te ndihmon aspak. Te rekomandoj qe gravid-testin ta besh afer dates kur do te duhej te te vinin menstruacionet.

Uroj qe te mos kesh menstruacione kete muaj dhe qe te konfirmohet shtatzenia.

/komuniteti