Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli pas abortit

Pershendetje Doktoreshe Me date 10 gusht pata nje abort spontan ne javen e 8. Me date 9 shtator me erdhen mestruaccionet te cilat ishin me te shumta ne sasi se here e tjera dhe me shqeteson fakti se ato zgjaten vetem 3 dite ndryshe nga heret e tjera kur me zgjasin 5 dite.Qe nga dita e par e kety re mestruacioneve kam dhe kruarje vaginale. Cfare me keshilloni te bej ndonje analize. Dhe a eshte nje problem qe mund te sjelli pasoja per nje shtatezani te mevonshme. ju lutem me ndihmoni Ju faleminderit

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Helena

Kruarjet në vaginë ndodhin si pasojë e një infeksioni në traktin gjenital. Duhet të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale. Rezultatin tregoja mjekut gjinekolog. Duke u bazuar në rezultatet e tyre, ai do të japë rekomandimet e nevojshme dhe trajtimin e duhur. Pasi të jetë trajtuar ashtu si duhet infeksioni vaginal, mund të kërkosh për shtatzëni.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti