Dhimbjet në fund të barkut gjatë shtatzënisë
Mimoza Haziri
(15 vite më parë)
Përshëndetje Mimoza
Nëse dhëmbja e fundit të barkut nuk shoqërohet me gjakrrjedhje, nuk është e fortë dhe lehtësohet në qëndrimin shtrirë, Nuk ka vend për tu shqetësuar. Kjo gjendje vjen si rezultat i rritjes së shtatzënisë.
Nëse simptomat ndryshojnë, të rekomandoj të drejtohet tek mjeku gjinekolog që ndjek shtatzëninë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje, jam ne javen e 15 edhe deri me tani nuk kam pas kurrfare dhimbje shqetesuese, mirepo sot kam pas dhimbje ne fund te barkut kohe pas kohe, sa eshte shqetesuese edhe a duhet menjehere me vizitu gjinekologen? Eshte shtatzenia ime e pare, faleminderit.