javë pas jave
Pershendetje Vjollca,
Gruaja është fertile (mund të lind fëmijë) vetëm nëse ka ovulacion. Gratë përpiqen ta kuptojnë se kur e kanë ovulacionin për dy arsye: e para për t’u mbrojtur nga shtatzënia e padëshiruar dhe, e dyta, kur përpiqen të mbesin shtatzënë.
Ovulacioni ndodh diten e 14 te ciklit menstrual (dita e pare eshte dita kur fillon gjakrrjedhja menstruale). Por, nese cikli juaj eshte i crregullt, atehere ju mund te keni cikle anovulatore, por sido qe te jete ketu me poshte po ju shkruaj disa informacione se si mund ta merrni vesh se keni kohen e ovulacionit.
Ju i dalloni ndryshimet hormonale në trupin tuaj dhe në bazë të këtyre shenjave i dalloni ditët më fertile. Disa gra thjesht e ndjejnë se ka ndodhur ovulacioni, sepse kanë dhimbje në njërën anë të belit. Kjo gjendje quhet mittelschmerz dhe zgjat disa minuta deri disa orë. Janë disa ndryshime të cilat tregojnë se ka ndodhur ovulacioni.
Me përparimin e ciklit menstrual, ju duhet ta kontrolloni çdo ditë mukusin e qafës së mitrës. Ju e vëreni se konzistenca e mukusit dallon varësisht nga periudha e ciklit menstrual. Në kohën e ovulacionit, mukusi i qafës së mitrës është i kthjelltë, i ngjitshëm dhe elastik. Edhe qafa e mitrës ndryshon në kohën e ovulacionit. Ajo zbutet, hapet dhe është e lagësht.
Duke përcjellur këto ndryshime në mukusin e qafës së mitrës dhe në vetë qafën e mitrës, ju mund ta merrni vesh se kur e keni “dritaren e fertilitetit”.
Ka edhe teknika tjera për ta caktuar kohën e ovulacionit. Një nga këto metoda është matja e temperaturës bazale e cila rrritet pak para ovulacionit. Metodë tjetër është me ndihmën kiteve të ovulacionit të cilat ju tregojnë kur e keni ovulacionin.
Pas ovulacionit temperatura rritet për 0.5-1.6°C. Ju e merrni vesh këtë vetëm nëse përcillni temperaturën me termometër. Kjo rritje e temperaturës tregon se te ju ka ndodhur ovulacioni. Kjo rritje e temperaturës shkaktohet nga prodhimi i hormonit progesteron i cili rrit temperaturën e trupit.
Ditët më fertile janë 2-3 ditë para se të rritet temperatura. Dritarja fertile zgjat edhe 12-24 orë pasi që ju keni vërejtur se është rritur temperatura e trupit.
Për këtë arsye gjinekologët rekomandojnë që gratë të kenë një diagram ku shënohet temperatura trupore e cila duhet të matet për çdo mëngjes për disa muaj rresht. Në këtë mënyrë merret vesh se cila pritet të jetë data e ovulacionit. Pastaj, ju mund të planifikoni që të keni marrëdhënie seksuale 2-3 ditë përpara se të rritet temperatura trupore.
Për disa gra është shumë e dobishme matja e temperaturës trupore dhe vlerësimi i sekretit të qafës së mitrës. Disa gra tjera e kanë shumë të vështirë që të aplikojnë këto metoda. Matja e temperaturës është një procedurë e cila duhet të kryhet në mëngjes, përpara se të ngriteni nga shtrati dhe kur keni pasur së paku 3 orë gjumë të rehatshëm. Për këto arsye kjo metodë nga disa gra konsiderohet jopraktike.


Pershendetje, po ju shkruaj ne lidhje me kohen time te ovulacionit, fatekeqesisht une i kam menstruacinet shume te çrregullta te cilat kam shpresuar qe do te me rregullohen pas lindjes mirepo kjo nuk ka ndodh, meqe jam shume e interesuar te di kohen e ovulacionit te qelizes sime veze a mund te me ndihmoni duke me treguar se si mund ta beje llogaritjen edhe pse datat gati gjithmone me varijojne. p.sh tani heren e fundit kisha ciklin me daten 18 Gusht kur mund ta kem kohen e ovulacionit?
Ju falenderoj paraprakisht.