Rreth marredhenjes seksuale
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Medina
Sasia e gjakut që del pas raportit të parë seksual, nuk ka lidhje dhe nuk merret në konsideratë me shtatzëninë apo me lindjen.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje MD Mimoza,desha te ju pys se me te fejuarin tim kisha mardhenje seksuale per here te pare,dhe nuk pata gjakderdhje fare vetem pak shume pak si ngjyr kafe qe e vrejta ne nje palome,edhe pse kom lexu rreth kesaj teme po desha te ju pyes ju personalisht te kem pergjigjen tuaj.. tani jam e martuar dhe jam shtatzane ne muajin e 6-te,eshte hera e pare edhe shpresoj qe gjithqka te shkoj mire me bebushin,pak ca kam frik.. me intereson te dije edhe a eshte e vertete qe gjat lindjes me u derdh ai gjak te cilin se kam pas pas mardhenjes se pare,a ka mundesi me pas ndonje problem apo diqka te tille,flm per mirekuptim shpresoj te me pergjigjeni pasi qe eshte hera e 4 qe beje pyetje tek gjinekologet prej se jam regjistruar ne kete portal,sepse nuk me pergjigjen vetem dy here kam pas pergjigje,per ate kuptoj se ka shume pytje edhe skam dashte me pengu me.. flm per mirekuptim respekt per ju..!