Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Terapia ne shtatezani

Mirdita jam shtatezan ne javen 8/9 jam duke perdor vetem acid folik 4 mg, aspirin protect, dhe vaginaliet utrogestan 200 mg, mirepo jam e dhqetesuar perse mjeku nuk me dhen asnje lloj vitamine? Cfar vitaminash duhet te perdori ?

Dita Aliu (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dita

Multivitaminat që kanë në përbërjen e tyre edhe acid folik, mirë është që të përdoren deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë. Në tremujorin e dytë dhe të tretë, rekomandohen ato multivitamina që në përbërjen e tyre kanë më shumë kripra minerare e sidomos hekur i cili mirë është konsumohet deri në ditën e 40 pas lindjes. Për çdo preparat që përdor, të rekomandoj të lexosh fletën shoqëruese të tij poashtu mos neglizho paraprakisht konsultimin me mjekun tënd gjinekolog.

Gjithë të mirat.

/komuniteti