javë pas jave
Përshëndetje Merita
Nëse suplementet e hekurit nuk i suporton dot, të rekomandoj që të rritësh konsumin e ushqimeve që kanë përmbajtje hekuri.
Perimet jeshile si Spinaqi e Brokoli janë më të njohurat për përmbajtje hekuri, po ashtu: Fasulet jeshile, Rrënjë rrepash e panxhari, Bizelet, Patatja, Majdanozi, Asparagu, Lakërishtet, Shalqini, Misri, Lakra e kuqe.
Bishtajore të pasura me Hekur janë: Të gjitha llojet e fasuleve, Barbunjat/bishtajat, Farat e Sojës.
Farërat: Fara Luledielli, Fara Kungulli,
Drithërat: Orizi kaf, Gruri,
Produkete mielli: Makaronat në përgjithësi
Prodhimet shtazore: Mishi i pulës dhe gjeli i detit, Mëlçia, Sardelet, Mishi, Mëlçi pule.
Kosi natyral
Frutat e thata: Bajamet dhe Vaji i tyre, Kumbullat dhe kajsitë e thata.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje Doktoreshe, Se pari te faleminderoj shume per pergjigjjet tuaja. Deshta te konsultoj analizat e gjakut me ju sepse jam e shqetesuar nga pamundesia per te konsumuar suplementet e hekurit. Ne analizen e fundit hematokriti me doli ne vleren 29. Une tashme jam ne perfundim te javes se 36 te shtatzanise dhe mjeku me rekomandoi perdorimin e ferro complex e pastaj e nderruam me tot hema por sapo po i perdori keto suplemente po i kthej dhe po me bejne te ndihem shume e semure - turbuillim stomaku, kokedhembje,dhe tug. Qfar me rekomandoni ju- a eshte anemia e thelluar aq sa per tu shqetesuar shume dhe a keni ndonje sygjerim se si mund te konsumoj suplemente hekuri pa me shkaktuar keto efektet e permendura me larte. Une te faleminderoj shume per pergjigjjen tuaj. Me rrespekt, merita