Rreth konceptimit
Rea
(15 vite më parë)
Pershendetje Rea,
Problemi qe ke eshte mjaft I shpeshte, por mjekohet dhe nuk ke nevoje te behesh merak. Bazuar ne te dhenat qe jep dyshoj se behet fjale per te ashtuquajturin sindromin e vezoreve policistike. Duhet paraprakisht te vertetohet se mos ke ndonje problem tjeter perveç ketij sindromi. Nese nuk zbulohet diçka tjeter, atehere duhet te stimulohet ovulacioni. Problemi tek ti eshte se vezoret prodhojne folikula, por asnjeri nga keta folikula nuk piqet qe te liroje qelizen veze. Per kete arsye ju nuk mund te mbeteni shtatzene dhe ne eko vezoret duke me mikrocista (qe ne fakt jane folikula te papelcitura).
Nese ke pyetje shtese mos hezito dhe me kontakto!
Pershendetje!
Jam nje zonje nga Fieri, qe kam rreth nje vit qe tentoj per shtatzeni por ka qene e pamundur. Kam bere disa analiza une vete dhe ne nje eko mjeku gjinekolog me tha se kisha disa microkiste si hojeza blete ne vezore qe e rrethonin vezen dhe nuk e lejonin qe te piqej dhe te ishte e lire per te ndodhur konceptimi. Gjithashtu edhe ne disa analiza hormonesh qe bera estradioli ne fazen folikulare me rezultoi 248.5 dhe mjekja atje ku bera analizat me tha qe ishte pak e larte. Te lutem me thuaj, a ka kure per keto probleme qe kam une, qe te qetesohesha sadopak sepse jam shqetesuar shume?
Ju faleminderit per pergjigjen qe do me jepni.
Me respekt, Rea.