Fillimi i shtatzenise apo ndonje gje tjeter?
Alesja B
(13 vite më parë)
Përshëndetje Alesja
Tek disa gra, proçesi i ovulacionit mund të shoqërohet edhe me gjakrrjedhje të vogël.
Por për të qenë të sigurtë prit datën e ardhshme të ciklit të rradhës, dhe nëse ke vonesë, atëherë bëj një test shtatzënie. Testet zakonisht bëhen dy ditë pas vonesës së ciklit.
Gjithë të mirat.
Pershendetje, dhe ju falenderoj shume per pergjigjet qe jepni. Ciklin e fundit e kisha me date 29 gusht, dhe dhe ne kte jave i bie qe te kisha ovulacionin, kam lexuar qe ne diten e ovulacionit femra mund ta dalloje, pasi ne ate dite fillojne dhe mens. e bardha, ne disa raste ne diten e pare mund te jete dhe si perberje xhelatinoze, por jo gjithmone mund te dallohet. pyetja qe un kisha lidhet me kte, diten e djeshme un e dallova kte gje,por kisha dhe dy ,tre pika gjak te paster, mos do te thote kjo qe un mund te kem ngelur shtatzene , pasi serish kam lexuar qe kur ndodh pllenimi i vezes, mund te kemi pak fare gjakderdhje, theksoj qe kjo gje nuk me ka ndodhur asnjehere me pare, dhe kam prej nje viti qe po tentoj per shtatzani. Ju falenderoj shume Alesja