Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Strabilizëm i syve

Pershendetje doktor Memli, se pari te uroj per punen, kam nje pyetje nese keni mundesi te me pergjigjeni, nuk e di sa ju takon kjo juve por te lutem mu pergjigj sipas mendimit tend kam nje femije ka 11 muaj qysh nga lindja me duket qe ka strabilizem te syve, i ikin syte nga pak ju kisha lut te me thoni a eshte ndonje shkaktare qysh ne barkun tim te kete ndikuar ndonje gje domethene naj gabim i imi a ndikon ne strabilizem gjate shtatzenise apo eshte qe ashtu e ka fal zoti? Te lutem me trego se shume shume po merzitem! Faliminderit jam ne pritje te pergjigjes tende pa durim, te pershendes shuume.

Lona (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Lona,

E kuptoj shqetesimin tend. Strabizmi eshte çrregullim i aksit te te pamurit te njerit sy. Kjo nuk eshte lemi e ngushte imja, por keshilla ime eshte qe te caktoni nje termin tek okulisti. Kokerdhoku i syrit invervohet nga disa nerva. Muskuli i cili e rrotullon syrin jashte invervohet nga nje nerv (quhet n. abducens) dhe i cili ben rrugen me te gjate ne kafke. Nese ky nerv lendohet atehere femija juaj e ka bebezen e syrit te prekur qe anon kah hunda. Kjo mund te jete pasoje e lindjes se veshtire qe mund te keni pasur. Megjithate, po e perseris qe do te ishte mire sikur kete problem ta diskutonit me okulistin.

/komuniteti