Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Duhet te merakosem?

Pershendetje, Kam nje bebush 4 muajsh te cilin e ushqej kryesisht me gji por i jap edhe pak formule sa per te plotesuar gjirin. Naten nuk i jap sepse flen gjume por diten eshte gati cdo 1 ore ne gjirin tim. Menstruacionet nuk me kane ardhur akoma qe nga pastrimi i cili me zgjati 4 jave. Duke qene se marredheniet seksuale i kam filluar sapo perfundoi pastrimi dhe me qene se kane qene pjeserisht te mbrojtura dmth pa ejakulacion, doja t'ju pyesja nese duhet te merakosem per ndonje shtatzani tjeter apo shkaku i voneses i menstruacioneve eshte se nuk ka filluar akoma ovulacioni nga ushqyerja me gji? Kam lexuar qe prolaktina ka edhe nje efekt kontraceptiv por gjithsesi edhe mendimin tuaj si eksperte. Faleminderit e ju uroj pune te mbare.

Fa Me (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndëtje zonjë,

Gratë që ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri, kanë vonesa në ardhjen e menstruacioneve. Shkaku është pasojë e ushqyerjes së fëmijës me qumësht gjiri, e cila ndikon në mekanizmin e ovulacionit. Në këtë konteks, mund të thuhet se ushqyerja me gji është metodë kontracepsioni e përkohshme gjithmonë nëse plotësohen kushtet si:

• ushqyerja e fëmijës vetëm me qumësht gjiri,

• intervalet e ushqyerjes nuk duhet të jenë më të gjata se 6-të orë si ditën ashtu dhe natën,

• nuk janë kthyer menstruacionet, dhe

• fëmija i lindur nuk ka kaluar 6-të muaj.

Kjo metodë quhet ndryshe edhe Metoda e Amenoresë të Laktacionit. Nëse njëri nga kushtet e mësipërme nuk plotësohet, atëherë nëna që ushqen fëmijën me gji, këshillohet për të përdorur metodat e kontracepsionit për të parandaluar një shtatzëni të padëshiruar apo shtyrë një shtatzëninë e rradhës.

Gjithë të mirat.

/komuniteti