javë pas jave
Përshëndetje Evva
Aktiviteti i lindjes shoqërohet me tre shenja kryesore. Shenja e parë; është shkëputja e tapës mukoide. Kjo shkëputje mund të ndodhë si shenjë e parë e lindjes ose pas shenjave të tjerë të lindjes. Shenja e dytë; është plasja e ujrave. Rrjedhja e tyre mund të jetë e vrullshme ose në sasi të vogël. Edhe pse mund të mos kesh dhëmbje, duhet të shtrohesh në shtëpinë e lindjes. Shenja e tretë; janë kontraksionet (dhëmbjet e lindjes) që paraqiten çdo 20-30 minuta. Janë dhëmbje fillimisht të lehta dhe më vonë bëhen të shpeshta dhe ritmike. Kohëzgjatja është nga disa sekonda deri në 50 sekonda. Normale konsiderohet, periudha deri 20 orë tek gratë që kanë lindjen e parë dhe deri 14 orë për gratë që kanë kryer një ose më shumë lindje.
Të uroj një bebe të shëndetshme.


Persh,jam ne javen e 39+2 kam nga 1 jav qe me dhemb kurrizi shum ,dhe barku ne fund me dhemb nga njeher,dhe sot me ka ren shum barku posht,disa me than qe po te zbriti barku 4 gishta posht duke e matur nga gjoksi jam afer lindjes,ju si mendoni..