Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Koha e lindjes në bazë të të rrahurave të zemrës së bebit

Pershendetje doktoreshe, pyetja ime eshte a e din gjinekologu sipas ndjekjes se te rrahurave te zemres se femijes me ultraze qe femija eshte gati per lindje apo jo, dmth kah i ndegjon te rrahurat? Faliminderit.

Tina (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Tina

Rrahjet e zemrës fetale (RZF), nuk janë tregues paraprirës i lindjes. RZF-të, zakonisht janë rreth 140-160 rrahje në minutë. Ky numër rrahjesh, tregon që fëmija është normal në barkun e nënës. Nëqoftëse RZF-ja shkon mbi 180 rrahje në minutë (takikardi) apo nën 120 rrahje në minutë (bradikardi), tregon se bebi ka një problem në barkun e nënës që quhet vuajtje fetale apo soferencë fetale. Në raste të tilla, me ndihmën edhe të ekzaminimeve suplementare, mjeku gjinekolog vendos avancimin e lindjes. Kjo ndodh duke induktuar lindjen, apo duke realizuar lindje me prerje cezariane.

Gjithë të mirat.

/komuniteti