Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Operacion apendisitin

Pershendetje doktoresh, shpresoj te jeni mire. Une sot bej 1 jave qe kam bere operim apendisitin, nuk me ka plasur, tani sa kam mbaruar edhe antibiotiket. Desha te te pyes a mund te fillojme perseri perpjekjet per shtatzani apo duhet te presim edhe pak. Qepjet i heq te merkuren dhimbje me nuk kam por nuk di si te veproj. Faleminderit.

Alba Kepi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Alba

Rekomandohet që tentativa për shtatzëni të bëhet së paku 20-të ditë pasi të jenë mbaruar trajtimet me antibiotikë. Nëse nuk ke probleme të tjera shëndetsore sidomos nga operacioni i bërë dhe nëse ndihesh mirë, konforte dhe e gatshme për shtatzëni, atëherë asgjë nuk të pengon që të tentosh për shtatzëni.

Gjithë të mirat.

Alba Kepi (13 vite më parë)
Faleminderit doktoresh

/komuniteti