Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Krurja e barkut

Pershendetje, jam ne javen e 33 dhe qe nga dita e djeshme ka filluar barku te me kruhet me shume se zakonisht dhe me jane bere disa pucrra te kuqe, dua te di se qfare eshte dhe se a eshte e rrezikshme?

Rina Hajdini (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rina,

Në këtë periudhë të shtatzënisë, lëkura e barkut është zgjeruar shumë për shkak të rritjes fetale. Në përgjithësi ajo paraqitet e thatë dhe jep kruarje. Gjendja mund të përmirësohet, nëse lëkura e barkut lyhet me kremra hidratantë.

Nëqoftëse kruarja nuk largohet apo paraqitet në të gjithë trupin apo shoqërohet me skuqje, bën mirë të konsultohesh me mjekun dermatolog.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti