Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ventrikuli lateral tek fetusi

Pershendetje doktoreshe. Kur isha ne javen e 27, mjeku konstatoi vleren 9.3 mm per ventrikulin lateral tek bebi dhe tha qe ishte disi mbi norme. Bera analizen e citomegalovirusit per te perjashtuar mundesine e infeksionit dhe me doli negativ. Mjeku tha qe per te perjashtuar cdo dyshim duhet te beja dhe nje eko pas dy javeve. Pas 14 diteve bera kontrollin tjeter dhe mjeku tha qe permasat ishin 9 mm, pra nuk kishte rritje te ventrikulit dhe bebi ishte mese normal. Tani jam ne javen e 35 por doja te dija a ka rrezik qe kjo norme te rritet deri ne fund te shtatzanise dhe bebi im te dale me anomali? Perse e ka patur kete vlere ne javen e 27? Ju lutem me thoni te verteten ,nga eksperienca juaj, ka mundesi qe femija im te linde me deformime? Faleminderit.

Eva (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eva

Vlera e treguar për ventrikulin lateral është paksa e rritur, por, brënda normave dhe mund të quhet fizologjike. Ekzaminimi tjetër, përsëri tregon vlera brënda normës. Nëse edhe parametrat e tjerë të matjeve rezultojnë normale, nuk ka vend për shqetësim mbi një anomali të mundshme.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

Dena (6 vite më parë)
Psh uroj te jeni mire . Si jane bebet tuaja pas lindjes me kete problem ju lutem ?
Ela C (6 vite më parë)
Dhe une kam te njejten prob si seriana , seriana si e ke bebin tani ?
Seriana (7 vite më parë)
Prsh te njejtin shqetesim si me siper e kam edhe un jam n javen e 28 dhe ventrikulin lateral te bebit e kam 10 mm, analizat m kan dal shumire. A eshte normale kjo gje a duhet shqetesuar cfar bejme ne kete rast,a ka shpetim???? Ju lutem me zemer me ktheni nje pergj.

/komuniteti