Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Analizat ne javen e 28 te shtatzenise

Pershendetje doktor tani jam ne javen e 29 ne javen e 28 i bera analizat e gjakut te urines dhe antitrupat sepse jam a-negativ jan disa rezultate qe me duken te ngritura si p.sh: leukocitet 11.4' segmentuar 77, CRP 17.6. te urines:pamja e trubullt,ngjyra e verdh,pH6.0,pesha specifike1025, leukocitet 4-5, eritrocitet 1-2,bakterjetn Diq,epiteli Mjaft. Ndersa antitrupat me dulen negativ, te lutem me kthe pergjigjie sepse ju kam pyetur edhe me heret po nuk kam marr pergjigjie me keshillo rreth analizave gjdo te mire

Stina Stina (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Stina,

Analizat jane ne rregull. Edhe normalisht tek nje shtatzene rruzat e bardha te gjakut (ose leukocitet) jane te rritura. Por, nuk mendoj se si kriter per vleresimin e mireqenies se shatzenise jane vetem analizat. Keshtu qe eshte shume e rendesishme qe te kesh nje komunikim adekuat me obstetrin tend per te vleresuar gjendjen tende dhe ndonje faktor te mundshem rreziku qe lidhet me shtatzenine.

Gjithe te mirat.

/komuniteti