Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mendoni se duhet te vije ne Tirane per nje ekzaminim?

Pershendetje doktoresha! A mendoni se duhet te vij ne tirane per nje ekzaminim? Jam 31 vjece e martuar dhe kam 3 femije. Te madhen 12, te dyten 5 dhe te voglin 2 vjec. Kam nje problem i cili po me shqeteson shume. Para 3 muajsh kam bere nje pap test i cili me rezultoi me inflamacion te qafes se mitres (kisha pas aktit seksual pak hemorragji disa dite para se te beja pap testin jo prej shume kohesh) kam mare mjekim neo penetran 14 ov ,alfasid 750mg ,meclon caps dhe pas neo penetranit edhe poligynax 12 ov dhe kamilen bad shplares. Pastaj perdora ialgin zero [ac hialuronik shplares] dhe pas nje muaji pas plazhit perdora tergynan ov dhe aktualisht po perdor neo penetran forte pasi nuk duroj dot te kruajturat dhe djegjet. Kisha per te perseritur pap testin pas tre muajsh qe duhet ta kisha bere por mjekja ishte me leje. Ajo me kishte thene qe nese nuk me kalon do te shkoj ne Tirane te bej djegje te qafes se mitres pasi edhe qafa e mitres digjet jo vetem pucrrat. Gjate kesaj kohe une here qetesohem here acarohem here kam kafe here kam rrema te kuqe gjaku pa pasur ciklin. Nuk di cte bej ju lutem me ktheni nje pergj? Flm.

Blerta Troka (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Blerta

U përpoqa të të kuptoj mbi ato që shkruan dhe vërej se ka një problem. Të sygjeroj të vish në Tiranë dhe më kontakto në SUOGJ “Koço Gliozheni”, Tiranë, nga dita e hënë deri të premten, nga ora 8.00 deri 12.00, me numër kontakti 0692033965.

Mos e merr me shqetësin rekomandimin që po të bëj, por, mos neglizho për të mos vazhduar në gjendjen që përshkruan.

Gjithë të mirat.

/komuniteti