Rreth cerklazhit
Nefisa E
(13 vite më parë)
Përshëndetje Nefisa
Si fillim duhet të bësh cervikometrinë dhe nëse gjatësia e qafës së mitrës rezulton më e vogën se 2 cm, nuk rekomandohet serklazhi. Nëse qafa e mitrës është mbi 2.5 cm dhe dhimbjet qetësohen me marrjen e spazmolitikëve, mund të kryhet serklazh.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Ne javen e 14 pata hemoragji te pakte dhe isha hapur nje gisht. Mjekja konstatoi se isha rrezik te larte per abort dhe me dha gjelpera me progesteron qe I zevendesova me vone me ilace ultragestan plus spasmex.vazhdova mjekimin nje jave dhe tani jam 16 javeshe ka dy dite qe me filloi dhimbje e mjedisit sikur bebi me dukej sikur e ndjeja poshte dhe me ushtronte peshe ne vagine.A jane keto dhimbje per tu shqetesuar dhe a kam nevoje per serklazh.theksoj se kam histori te lindjes para kohe te femijes por edhe aq I kam shtyre me ilace gjate shtatezanise me magna b6 e dufaston plus muajt e fundit kam qene e shtruar me serume me magnez.pyetja ime eshte a duhet te vaxhdoj prape keshtu trajtim me ilace e rregjim shtrati se problemet kesaj shtatezani me kane filluar heret apo eshte I nevojshem serklazhi dhe a ka ndonje menyre tjeter si vendosja e nje pajisje pa anestezi dhe dua te di pasojat negative e pozitive te tyre.Doktoresha jam studente mjekesie dhe do te doja nje sqarim me te hollesishem per rastin tim edhe pse kam lexuar shum materiale edhe ne anglisht per serklazhin.