Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Acidi folik

Pershendetje doktor, do doja te dija rreth kurimit te acidit folik. Jam ne javen e 17 te shtatzenise mirepo asnjehere nuk kam marre acid folik ngase jetoj jashte shtetit edhe pse kam pas kontrolle tek gjinekologu nuk me eshte rekomandu ky lloj bari, a ka efekt negativ tash tek beba se nuk e kam perdore acidin folik? Ju falenderoj per perkushtimin tuaj qe tregoni ne pergjigjet tona, mbetshi mire me shendet edhe ju.

Mimoza (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Mimoza,

Acidi folik ndikon ne parandalimin e anomalive te trurit dhe te palces kurrizore. Duhet te merret deri ne javen 12. Pas javes 12 nuk ka me efekt per kete qelllim. Çuditem si ka mundesi qe nuk te eshte rekomanduar te marresh kete vitamine, sepse perfimi qe sjell marrja e acidit folik eshte shume i madh. Tash ju jeni ne javen 17 te shtatzenise dhe nese ne ekzaminim ultrasonografik gjithçka duket se eshte ne rregull, mos u merakos, sepse nese do te ishte zhvilluar ndonje anomali do te shihej tashme ne ultraze.

Te uroj shtatzeni te mbare dhe nje bebe te shendetshme!

Mimoza (15 vite më parë)
Faleminderit shume per pergjigjen tuaj, me ka lehtesu pak sa sa i perket ultrazerit nuk eshte verejte diçka e pazakonshme, siç e keni cek edhe ju keshtu qe me eshte lehtesu brenga edhe nga pergjigja juaj. Tashme falemnderit edhe njehere, mbetshit mire.

/komuniteti