A eshte e mundur lindja e parakohshme?
Bardha Asllani
(13 vite më parë)
Përshëndetje Bardha
Me sa shkruan, placenta është pjekur në gradën që i korespondon moshës së shtatzënisë. Kjo tregon se ka edhe shumë ditë të tjera deri në përfundim të shtatzënisë. Për të evituar pjekje të parakoshme të placentës, duhet të konsumosh aspirinë ½ e tabletës 0.5 ml, çdo ditë deri në fund të shtatzënsië.
Të uroj shtatzëni të mbarë dhe lindje në kohën normale.
Pershendetje, Desha te informohem ne lidhje me mundesine e lindjes se parakohshme, isha ne kontroll dhe me tha gjinekologu se placenta ka fillu pjekjen mes shkalles se pare dhe te dyte, dhe qe ndodh te lind para dates 02.01.2014 kur eshte e parapare lindja, bebi ishte rritur ne permasat e nje femije 24 javshe po aq edhe sa jam. Desha te dij se sa perafersisht mund te lindi para kohe,dhe cilet mund te jene shkaktaret e pjekjes se placentes, vlen te theksoj qe une tensionin e gjakut e kam kryesisht 100 me 60/70, sme ka ndodh asnjehere ta kem me lart. Ju faleminderit!