javë pas jave
Pershendetje Lorena,
Nga 100 qeliza veze te cilat fekondohen, lindin vetem 35 bebe. Domethene ne 65% te rasteve ndodh kjo qe ju ka ndodhur juve, ose mund te ndodhe ndonje komplikim dikur me vone gjate shtatzenise. Mos u merakos! Ne zakonisht nuk fillojme asnje mjekim dhe nuk bejme asnje analize nese ky eshte aborti I pare. Arsyet se perse mund te kete ndodhur aborti jane te shumta: infeksioni, anomalite e embrionit (nuk ka te beje me gjenet tua ose te burrit, mund kete qene çrregullim qe ka ndodhur rastesisht gjate bashkimit te qelizave), anomalite e formes se mitres etj.
Lorena, te inkurajoj qe te planifikosh nje shtatzeni. Paraprakisht fillo te marresh acidin folik 400 mcg nje here ne dite. Nese ke pyetje shtese, mos hezito te me kontaktosh.


Pershendetje, jam 24 vjecare, e martuar qe 5 vite, per heren e pare mbeta shtatzene ne qershor dhe ne gusht abortova, me thane se beba nuk eshte kap ne vendin e duhur dhe se ju ka ndal zhvillimi, me tregoni pse mundet me ndodh kjo? Tash po kam frike se nuk do te mbes shtatzene perseri, mjeku me ka thene te pauzoj vetem 2 muaj, me respekt Lora.