Pesha në shtatzëni
Evis
(15 vite më parë)
Përshëndetje Evis
Është normale shtimi në peshë më shumë tek nënat me peshë trupore të vogël para shtatzënisë, sesa shtimi mesatar i peshës trupore të grave shtatzënë me peshë normale para shtatzënisë. Edhe pesha e fëmijës prej 2400 gram, ndonëse është pak më e madhe se mesatarja, mund të konsiderohet si peshë normale e një fetusi në këtë moshë të shtatzënisë.
Arsyetimit të mjekut mbi dhëmbjet në bark dhe shpinë mendoj se duhet t’i besosh, pasi ai ka bërë edhe ekzaminimet e duhura dhe ka përjashtuar mundësinë e lindjes parakohe.
Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje doktoreshe, ju vleresoj shume per pergjigjet tuaja, jane profesionale dhe na ngjallin besim ne femrave shtatzena qe jemi ne merak per bebat tona. Para se te ngelesha shtatzene, isha 48 kg dhe e gjate 1.68, pra nenpeshe. Konstruktin e trupit e kam patur gjithmone te holle dhe te imet, 3 muajt e pare, pata shume te vjella dhe rashe 4 kg. Ne muajin e katert fillova te shtoja ne peshe, dhe tani qe jam ne javen e 34 te shtatzenise peshoj 58 kg, pra kam shtuar 14 kg. Ne trup kam mbetur e njejta vetem kam bark te madh. Fetusi ne javen e 34 peshonte 2400 gr. A eshte normale pesha e tij, se mua me duket i vogel? Kam dhe nje shqetesim tjeter, ne muajin e tete pata dhimbje te forta ne bark dhe dhimbje mesi. Doktori me tha qe shkaku jane kockat e mia te brishta, dhe nuk ka problem per lindje parakohe. Eshte e vertete kjo apo e ka thene vetem per te me qetesuar? Mezi po pres pergjigjen tuaj, faleminderit!