Kur jane ditet me te pershtatshme per te nisur nje shtatzani?
Zamir Dema
(13 vite më parë)
Përshëndetje Zamir,
Nëse nuk keni probleme shëndetsore dhe gruaja ka ovulacion të rregullt dhe një spermogramë normale e juaja atëherë mund të tentoni për një fillim të shtatzënisë. Për të konceptuar rekomandohet që raportet seksuale të kryhen në ditët e ovulimit, dhe të mos jenë të përditëshme, por çdo dy tre ditë, pasi prishet cilësia e spermatozoidëve.
Për të llogaritur ditët e ovulimit mund të përdoni kalkulatorin e ditëve të ovulimit në ballinën e portalit.
Ju uroj fat.
Pershendetje Dr. jemi nje cift i ri dhe duam te kemi nje femije, duke qene se nuk marrim vesh nga kjo fushe ju lutem a mund te na informoni me data se kur jane ditet me te pershtatshme per te kryer marredhenie me qellim ngeljen shtatezene duke patur parasysh qe nusja ciklin e ka te rregullt mesatarist me date 27 te cdo muaji, dhe zgjat 6 dite, ne fakte nuk e dime nese mund te quhet cikel i rregult pasi ka raste qe vjen me 26 dhe ka raste me date 28. Faleminderit paraprakisht.