Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje barku ne anen e majte

Pershendetje doktor, doja tju pyesja per shqetesimin tim, jam 6 jave shtatzane dhe shqetesimi im eshte kam dhimbje barku ne anen e majte, jo ne fund barkut, dhe jam shume shqetesuar sepse e kam pas dite  me perpara dhe e kam akoma nuk eshte dhimbje e vazhduar por here pas here, kam bere nje vizite te thjeshte dhe doktori me ka dhene progresteron dhe ultraprenatal, a eshte dicka shqetesuese dhe cfare mund te bej?

Egla ... (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Egla

Shtatzënia mund të shoqërohet edhe me disa dhimbje të lehta dhe të durueshme. Trajtimi është bashkëkohor. Nëse dhimbjet bëhen më të forta, atëherë duhet shtuar si terapi spazmolitikë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

begije (13 vite më parë)
Pershendetj jam ne javen e 36 te shtatzanis .por po urinoj shum shpesh dhe kam shum er te keqe a osht rrezik per bebin

/komuniteti