Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A është infeksion i brendshëm ose vetëm i jashtëm?

E nderuara mjeke, kam nje shqetesim, jam shtatzene 20 javeshe, te dielen dmth. para nje jave u depilova me zhilete (brisk) dhe shkume te zakonshme per depilim, prej asaj dite zona rreth vagines me eshte mbushur me pucrra te imeta me qelb dhe kam nje kruarje dhe dhimje te tmerrshme, tani kane plasur dhe lekura eshte e irrituar dhe shume e kuqe, jam duke perdorur nje krem me baze bimore quhet Regina dhe e laj me caj kamomil por kam vetem qetesim momental dhe pastaj vazhdojne kruarjet. Isha ne gjinekolog, jetoj ne Belgjike dhe bera analize urinare, jam ne pritje te rezultatit, kam frike se mos eshte infeksion i brendshem qe manifestohet dhe jashte? eshte e mundur? cfare mendoni se mund te jete shkaku? pres pergjigje. Ju falenderoj sinqerisht per kohen qe ndani me ne. Me respekt, Mila.

Mila (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mila

Mendoj se mund të jetë një dermatit alegjik, nga përdorimi i briskut. Të rekomandoj të mos përdorësh për depilim brisqe, deri në përfundim të shtatzënisë, sepse zona është shumë e ndjeshme dhe e mbushur me kapilare.

Nuk e kuproj se përse ke bërë analizë të urinës! Duhet të dish, se shtatzania e predispozon praninë e mykut. Një analizë e sekrecioneve vaginale, mund të verifikonte praninë e kandidozës e cila mund të shfaqet edhe me ndjnjët e kruarjes.

Nuk të këshilloj, të përdorësh shplarës me çaj kamomili. Shplarësit për përdorim të jashtëm, në rastin tënd, duhet të jenë disifektantë të cilët rekomandohen nga mjeku gjinekolog. Cyteal është një nga këta preparatë, të cilët tregtohen në farmaci. Gjithashtu, nëse në analizë të sekrecioneve rezulton kandida pozitiv, trajtimi me ovula dhe kremra antimykotike është shërimi për ty.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Mani (10 vite më parë)
Pershendetje,kam problem me barkun qe 3 vite me rri i fryer dhe dhimbje barku.Kam pas infekcijon mbrenqem.ju kisha lute mundeni te me ndihmoni me nje recepct qe me ndihmon ju faleminderit
Bujupi (13 vite më parë)
E nderuar mjeke.Qe 3 jave kam kruarje te trupit dhe jam shtatezene ne muajin e 7-te po perdori kreme por asgje nuk me ndihmon kam shum kruarje te trupit ne gjith trupin madje edhe ne fytyre.Si mund te me ndihmoni???Nora .
Mila (15 vite më parë)
Ju falenderoj per pergjigjen. Analiza urinare eshte analize rutinore qe ketu e bejne cdo muaj se bashku me analizat e gjakut. Mjekja zbuloi pranine e mykut dhe me rekomandoi marrjen e nje kremi antimyk Gyno-Daktarin, kreme vaginale per perdorim te brendshem. Shpresoj ky te jete sherimi. Ju pershendes, Sinqerisht, Mila.

/komuniteti